Ti je ketu: Ballina > Aktuale > UCB Pranverë / Verë 2020
UCB Pranverë / Verë 2020

Le të lundrojmë në dallgët e ngjyrave

United Colors of Benetton, nën drejtimin artistik të Jean-Charles de Castelbajac, me shfaqjen e modës të mbajtur në pishinën atraktive ka hapur Javën e Modës në Milano.

Dallgët e Ngjyrave, është shfaqja e dytë e modës nga marka historike Treviso. United Colors of Benetton, nën drejtimin artistik të Jean-Charles de Castelbajac, i cili ofroi koleksionin e modës Pranverë / Verë 2020, të frymëzuar plotësisht nga deti. Vendndodhja është pishina historike Piscina Cozzi, një kryevepër e arkitekturës së viteve `30, ambient i përsosur për përçimin e mesazhit të stilistit francez: "Kridhuni në javën e modës me Benetton dhe shijoni ditët e fundit të verës, à la piscine".

Deti, uji dhe lundrimi janë temat e përjetshme të stilit United Colors of Benetton, duke u interpretuar këtu si një metaforë për një udhëtim midis porteve më të bukura dhe karakteristike të Mesdheut, nga San Tropez deri në Hydra. Një paletë ngjyrash pastel në nuancë të - rozës, jargavanit dhe të kaltrës së zbehtë - siç i quan JCDC "pastelet Bajac", është temë kryesore për krijimin e gardërobës me element kulti. Veshja marinare, pulovri perfekt, pamja elegante dhe dinamikë e zyrës, një veshje kostumi e kombinuar për burra me stil, janë artikujt kryesorë që Benetton ofron për një publik global kozmopolit, të çdo moshe dhe gjinie.

Përveç ngjyrave historike të kompanisë, ne gjejmë çdo nuancë të së të kaltrës, nga blu detare në kobalt të imët dhe shumë blu délavé, e krijuar me ngjyra minerale natyrale - të gjitha në një nderim për xhinse, një tjetër stil klasik thelbësor i United Colors of Benetton. Çfarë duhet të kemi në këtë stinë, janë bluza e bardhë dhe kanotiera maxi, me imazhe të shtypura nga fushatat reklamuese të Oliviero Toscani-it. "Doja të krijoja një ekspozitë në lëvizje, për t`i treguar edhe turmës më të re, natyrën revolucionare të punës së Oliviero, e cila është pjesë e trashëgimisë së markës", shpjegon JCDC.

Marinari Popaj, gjithashtu paraqitet në koleksion, duke shërbyer si një ambasador "i gjelbër", duke vendosur forcën e tij të famshme për të punuar në mbrojtje të oqeaneve. Imazhi i tij shfaqet në kanotiere, fustane dhe bluza në një larmi shtypjesh digjitale: qëndrueshmëria është një çështje shumë e rëndësishme për Benetton, laboratorët hulumtues kanë krijuar ngjyra natyrale, jotoksike dhe produkte inovative, të bëra nga materialet ekologjike, siç është palltoja nga letra dhe fibrat e riciklueshme. Në një botë me trendë jetëshkurtër, UCB ofron një vizion unik të kreimeve të dizajnuara mirë për të gjithë. Hidheni spirancën në një port të shëndetit dhe bukurisë, kridhuni në një botë me gjallëri dhe dinamizëm, gjejeni një strehë të sigurt në stilin e përjetshëm: le të shkojmë të gjithë në pishinën e Dallgëve të Ngjyrave të Benettonit përpara se të fillojë vjeshta dhe cirku i marinarëve tanë të fillojë të venitet!

 

benetton.com
facebook.com/benetton
twitter.com/benetton
youtube.com/benetton
instagram.com/benetton

 © REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
275

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version