Krijoni vizionin më të madhërishëm për jetën tuaj, ngaqë ju do të bëheni ajo që pretendoni. Le të shfrytëzojmë fuqinë e udhëheqjes së grave të suksesshme, përmes zbulimit të rrugës së suksesit të arritur dhe sfidave të tyre në jetë, në mënyrë që t’i inkurajojmë gratë e tjera për të arritur potencialin e tyre të plotë. Synimi ynë është që të avancojmë statusin e gjinisë femërore në të gjitha sferat e shoqërisë. Në këtë edicion flasin disa nga gratë e suksesshme në profesione të ndryshme.
Revista TEUTA
Lexues të nderuar,
Çdo ditë është një mundësi e re për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ndjekur ëndrrat tuaja. Le të frymëzohemi dhe të hapim faqet e jetës me energji, shpresë dhe guxim.