Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Nervoza e prish vijën trupore
Stresi dhe trashësia
Nervoza e prish vijën trupore
Lidhjen ndërmjet stresit dhe trashësisë e kanë dëshmuar hulumtimet e profesionistëve të Universitetit Gjorgjtaun në Ushington, që kanë treguar se njerëzit nën ndikim të stresit trashen dy herë më shumë sesa ata që jetojnë qetë, edhe pse përdorin të njëjtin numër të kalorive. A do të thotë kjo se grumbullimi i kilogramëve në gjendje stresi është i pashmangshëm? Jo, nëse përpiqeni t’i kuptoni mekanizmat që shkaktojnë këtë dhe nëse e zgjidhni ushqimin që do t’ju ndihmojë ta ndërprisni atë rreth magjik të stresit dhe të trashësisë.

Më shumë ju pëlqejnë ushqimet e njelmëta apo të ëmbla?

“Shumica e njerëzve, kur janë nën stres, gati në mënyrë reflektive anojnë nga ushqimet që përmbajnë sheqer. Nuk është fjala vetën për ëmbëlsira, por edhe për të gjitha ushqimet e pasura me hidrokarbon”, sqaron profesori Bardaro. Përveç ëmbëlsirave, biskotave dhe çokollatës, në këtë grup hyjnë edhe brumërat, buka, patatet, sandviçët dhe të gjitha ushqimet e tjera që përmbajnë niseshte.

Çfarë ndodh kur jemi nën ndikim të stresit

Rritet niveli i kortizolës, hormon i cili pengon proceset e ndezjeve dhe të fryrjes. “Kur niveli i kortizolës ngrihet, organizmi bëhet “i shurdhër” ndaj efekteve të tij dhe reagon të kundërtën: shtresat dhjamore shtresohen rreth belit, ndërsa barku fryhet”, sqaron dr Salvatore Bardaro, profesor për mjekësinë integrative dhe profesionist për farmakologjinë molekulare në Universitetin e Sienës.

Rritet niveli i insulinës, hormon i cili rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe në inde. Për këtë arsye ndodh çrregullimi i tajitjes së insulinës, sheqeri nuk shpërndahet në organizëm si do të duhej, veçse shtresohet dhe transformohet në yndyrë dhe grumbullohet në rajonin e barkut.

E zvogëlon nivelin e dopaminës, hormon i cili është në lidhshmëri me vitalitetin.
Prandaj, kur jemi pranë tryezës, për shkak të pamundësisë që të ndiejmë ngopjen, bëhemi të pamatur në ushqim dhe në pije. Zvogëlohet niveli i adiponektinës, proteinë që e “ruan” vijën e hollë.

A e keni ditur se…
Përtypja e çamçakëzit e zvogëlon nivelin e kortizolës në pështymë, hormonin e stresit. Falë përtypjes, anksioziteti zvogëlohet për 17 për qind, niveli i përqendrimit rritet për 19 për qind, ndërsa sulmet e urisë bëhen më të dobëta, tregojnë rezultatet e studimeve nga Universiteti në Melburn.

Kafe: Një deri dy kafe në ditë mund të ndihmojnë në luftë kundër stresit, me kusht që të pihen në gjysmën e parë të ditës. Kafeja ka ndikim stimulues dhe ndihmon që më lehtë të luftohet mundimet e rritura në situata stresuese. Veç kësaj, kafeja përshpejton prodhimin e enzimës, e cila eliminon tepricën e kortizolës, hormonin e stresit.
Çokollata: Çokollata mund të jetë shumë e dobishme në luftë kundër stresit, por vetëm nëse është e hidhur (me përqindje më të madhe të kakaos). Çokollata përmban feniletilaminë, substancë kimike, e cila cyt euforinë dhe përmirëson humorin. Njëherësh, një katror çokollate e plotëson nevojën për ëmbëlsirë.

Alkooli: Shmanguni pirjes së aperitivit, sidomos në situata stresuese. Për sa i përket verës, lejohet një gotë verë e kuqe, gjatë darkës, por jo më shumë. Vera e kuqe është e pasur me antioksidues, të cilët pengojnë stresin oksidues.
 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
264

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, rirodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.net  ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version