Ti je ketu: Ballina > Moda > UNITED COLORS OF BENETTON
Koleksioni 2019/2020
UNITED COLORS OF BENETTON

MIRË SE VINI NË BOTËN E YLBERTË

Kreatori i modës Jean-Charles de Castelbajac është emëruar drejtor artistik i brendit United Colors of Benetton, koleksioni për meshkuj dhe femra.

"Jemi të lumtur të mirëpresim Jean-Charles de Castelbajac në familjen tonë të madhe", deklaroi kryetari i UCB, Luciano Benetton. "Përvoja e tij, karizmi dhe aftësia për të parashikuar trendët socialë dhe trendët e modës së nesërme, do të përbëjnë një pasuri të madhe për brendin tonë.”
Castelbajac ka një karrierë të gjatë, që përfshin dizajnimin në pikturë, reklamimin dhe artin e rrugës. Ai debutoi në botën e modës në vitin 1968, kur lancoi një markë të krijuar në bashkëpunim me nënën e tij. Më pas ai vazhdoi të frymëzonte trendët e modës me lëvizjen "antimodë" dhe përdorimin alternativ të objekteve për të dekoruar rrobat.

Në vitin 1974 bashkëthemeloi brendin Iceberg. Ndëkaq, në vitin 1978 themeloi Maison Jean-Charles de Castelbajac, të cilën e la në vitin 2016. Po ashtu, ka bashkëpunuar edhe me Max Mara, Ellesse, Courrèges, Rossignol dhe Le Coq Sortif. I lindur nga një përzierje e punk-ut dhe pop-it, stili i tij karakterizohet nga përdorimi i fortë i ngjyrave dhe ikonave pop, përzierja e së vjetrës me të renë.


"Një brend ikonik, United Colors of Benetton, e parashikoi botën e së sotmes: një pop, shumëngjyrësh, të përballueshëm dhe modë universale, e përforcuar nga imazhet e fuqishme të Oliviero Toscanit, " komentoi Castelbajac. “United Colors of Benetton dhe unë gjithmonë kemi pasur një mendim të ngjashëm në modë, të karakterizuar nga pasioni për trikotazhe dhe dashurinë ndaj pop-it dhe ngjyrave të ylberit. "
Castelbajac dhe Benetton gjithashtu ndajnë një pasion për lidhjen e modës me artin. Në karrierën e tij, kreatori francez shoqërohej dhe punonte me artistë, si: Andi Warhol, Miguel Barcelo, Keith Haring, Jean Michel Basquiat, M.I.A dhe Lady Gaga. Krijimet e tij janë shfaqur në Institutin e Modës dhe Teknologjisë të Nju-Jorkut, në Muzeun Victoria & Albert në Londër dhe në Muzeun Galliera në Paris. Në vitin 2018 ai ishte i ftuar në Bienalen e Parisit si drejtor artistik.

"Falë rrjeteve sociale, sot moda është e dukshme për të gjithë. Por, mbetet e përballueshme vetëm për disa", tha Castelbaja, duke shtuar: "Së bashku, United Colors of Benetton dhe unë do krijojmë veshjet e së nesërmes, duke sjellë bukurinë dhe stilin në jetën e përditshme, me çmime që të gjithë mund t`i përballojnë ".

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
272

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version