Ti je ketu: Ballina > Aktuale > BENETTON: 100% PAMBUK I QËNDRUESHËM NË 2025
BENETTON: 100% PAMBUK I QËNDRUESHËM NË 2025

Si anëtare e Better Cotton Initiative (BCI) që nga viti 2017, Benetton Group synon të bëjë të gjitha produktet e tij nga pambuku të qëndrueshme, brenda gjashtë vjetëve.

Deri në vitin 2025, 100 për qind e pambukut të përdorur nga Benetton Group, do të jetë i qëndrueshëm: organik, i riciklueshëm ose me burim nga fermerët e Iniciativës Më të Mirë të Pambukut (BCI).
 
Gjithmonë të angazhuar për zvogëlimin e gjurmëve mjedisore nga aktivitetet e saj, Benetton Group tashmë ka filluar procesin e transformimit. Në 2018, pambuku organik – i kultivuar sipas parimeve të rrepta të kultivimit-bio, pa OMGJ (Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht) dhe me ndikim të reduktuar në mjedis - përfaqësonte 4.7 për qind të të gjitha rrobave të pambukut të prodhuara nga kompania.
 
Në të njëjtin vit, 23 për qind e pambukut që është përdorur për koleksionet Sisley dhe United Colors of Benetton është certifikuar nga BCI, programi më i madh i qëndrueshmërisë në botë për pambukun. Duke ndjekur parimet e programit, kompania ka filluar të prodhojë pambuk të përpunuar dhe të korrur nga fermerët e trajnuar për të zvogëluar përdorimin e plehrave dhe pesticideve, duke përdorur ujin dhe qëndrueshmërinë e tokës dhe duke i trajtuar punëtorët e tyre në mënyrë të barabartë.
 
Pambuku është një nga fibrat më të dashur nga konsumatorët, të cilët e vlerësojnë gjithanshmërinë dhe freskinë e tij. Megjithatë, kultivimi i tij konvencional - me fertilizues, pesticide dhe kimikate - ndikon negativisht në mjedis. Angazhimi ynë ndaj BCI zgjeron sferën e veprimit përtej mbrojtjes së mjedisit, duke përfshirë edhe aspektet sociale dhe ekonomike.
 
Përderisa qëllimi është ende gjashtë vjet larg, hapat e ndërmarrë në kohë rekorde, tregojnë se si Benetton Group është i angazhuar në mënyrë aktive për të arritur pambuk 100 për qind të qëndrueshëm në të gjitha koleksionet e tij deri në vitin 2025.

Benetton Group
Benetton Group është njëra nga kompanitë më të njohura të modës në botë, e pranishme në tregjet më të rëndësishme me një rrjet prej rreth 5000 dyqanesh. Është një grup përgjegjës që planifikon të ardhmen dhe jeton në të tashmen, me një sy vigjilent ndaj mjedisit, dinjitetit njerëzor dhe një shoqërie në transformim. Benetton Group ka një identitet të konsoliduar të përbërë nga ngjyra, moda autentike, cilësia me çmime demokratike dhe pasion për punën e tij. Këto vlera reflektohen në personalitetin e fortë dhe dinamik të brendeve United Colors of Benetton dhe Sisley. www.benettongroup.com

BCI
Better Cotton Initiative, e cila vepron në nivel global, është programi më i madh në botë për të bërë prodhimin gjithnjë e më të qëndrueshëm të pambukut: përnjerëzit që e prodhojnë atë, mjedisin që rritet dhe për të ardhmen e sektorit. Sipas raportit vjetor të BCI 2017, ndërmjet 2016 dhe 2017, BCI ka angazhuar mbi një milion e 300 mijë fermerë nga 21 vende të ndryshme të lokalizuara në pesë kontinente.
 
benetton.com
facebook.com/benetton
twitter.com/benetton
youtube.com/benetton
instagram.com/benetton

 
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
274

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version