
SANIJE GASHI
Gazetare, publiciste, editore, luftėtare
pėr emancipimin e gruas
Ėshtė ndėr tė parat gazetare shqiptare dhe mė e njohura, qė bėn gazetari aktive plot 45 vjet, e cila arriti tė bėhej emėr me konsideratė pėrmes shkrimeve qė kishin pėr qėllim ngritjen e gruas shqiptare nė ēdo pikėpamje. Ėshtė bashkėthemeluese dhe themeluese e dy revistave, Kosovarja dhe Teuta.
U lind nė Prishtinė, ku dhe kreu tė gjitha nivelet e arsimimit, tetėvjeēaren, shkollėn Normale, Shkollėn e Lartė Pedagogjike, si dhe studioi nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės. Profesionin e gazetarisė e nisi nė shtator tė vitit 1965, nė revistėn Zėri i Rinisė. Nė nėntor tė vitit 1971 emėrohet redaktore nė revistės Kosovarja, qė doli nė dritė po atė vit, kurse mė 1975 emėrohet kryeredaktore e saj. Kėtė revistė e drejtoi plot 18 vjet. Nė maj tė vitit 1994, tashmė gazetare me pėrvojė, themeloi revistėn e parė tė pavarur pėr gruan dhe familjen, Teuta, e vetmja e kėtij profili jo vetėm nė Kosovė.
Sanija, e cila gazetarisė ia kushtoi njė jetė tė tėrė me pėrkushtim tė lartė, gjatė gjithė kohės u angazhua nė dobi tė gruas, mbėshteti arsimimin e saj, tė menduarit nė mėnyrė bashkėkohore dhe tė lirė, luftėn pėr tė drejtat njerėzore, vetėdijesimin pėr tia hapur vetes shtigjet e jetės, gjithnjė nė shėrbim tė krijimit tė njė tė ardhmeje mė tė mirė. Ngriti dhe trajtoi tema me interes, intervistoi personalitete tė shquara, shkroi pėr pėrjetimet e rėnda tė grave shqiptare gjatė luftės sė fundit.
Ėshtė bashkėthemeluese e Forumit tė Gruas tė LDK-sė dhe veprimtare qė nė orėt e para tė themelimit. U angazhua nė dy drejtime parėsore, nė medie dhe nė Kryesi tė Forumit. Nė pranverė tė vitit 1990 u zgjodh nė Kryesinė e Shoqatės pėr Zhdukjen e Analfabetizmit nė Kosovė Motrat Qiriazi.
E angazhuar nė kohė tė rrezikshme, me delegacionin tre anėtarėsh kosovar u takua nė Paris me kryetaren pėr tė Drejtat e Njeriut, Daniel Miteran, lidhur me shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė, veēanėrisht tė fėmijėve (1 tetor 1990); Ishte pjesėmarrėse nė themelimin e Degės sė parė tė LDK-sė pėr Gjermani, nė Frankfurt (tetor 1990); merrė pjesė nė Tribunėn politike nė Babenhausen (Gjermani), bashkė me Prof. Fehmi Aganin, organizuar nga bashkatdhetarėt, me rastin e 2 Korrikut, shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese; merrė pjesė nė demonstratat e organizuara nga shqiptarėt nė Bon (Gjermani), ku paraqitet me fjalėn e saj; si dhe nė Seminarin Aksionar pėr tė Drejtat e Njeriut dhe pėr Demokracinė nė Kosovė, nė Bruksel, nė temėn Preventimi pėr parandalimin e luftės nė Ballkan (10 shkurt 1993). Si veprimtare e FG tė LDK-sė, bashkė me koordinatoren e forumit, ia dorėzon kryetarit tė Qeverisė Jugosllave, Stipe Mesiq, peticionin e nėnshkruar nga 220 mijė nėna shqiptare, me rastin e vrasjes sė fėmijės 11-vjeēar, Afrim Prebreza (Zagreb, korrik 1991). I njėjti peticion i dorėzohet kryetarit tė RP tė Shqipėrisė, Ramiz Alia (27 korrik 1991). Me atė rast realizohet edhe takimi i parė i grave kosovare me gratė shqiptare, pas gati gjysmė shekulli tė ndara. Merrė pjesė nė protestėn masive tė 13 qershorit 1991 si mė tė rrezikshmen Varrimi i Dhunės ndaj shqiptarėve (ndodhet nė rradhė tė parė), me kėrcėnimet pėr likuidim tė protestuesėve nga policia serbe; nė FG tė LDK-sė e bashkorganizon protestėn masive tė grave tė kryeqendrės (korrik 1991), etj.
Duke i cilėsuar shkrimet nė revistėn qė po e drejtonte si armiqėsore dhe shqetėsuese pėr opinionin serb, gazetat serbe tė Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres), Jedinstvo e Prishtinės e Radio Televizioni i Prishtinės - emisioni nė gjuhėn serbe, e kritikojnė si tė papėrshtatshme pėr rrethin, sidomos nė kohėn e kthimit tė ushtarėve shqiptar nė arkivole nga armata jugosllave. Me veprimtarinė e saj si anėtare e FG tė LDK-sė si dhe me shkrimet nė revistė, arrestohet dy herė dhe burgoset nga regjimi serb nė janar tė vitit 1992. Nė Gjyqin pėr Kundėrvajtje nė Prishtinė dėnohet me urgjencė, me motivin se me shkrimet shqetėsuese pėr opinionin serb ka shkaktuar Fyerje tė ndjenjave nacionale tė qytetarėve (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana). Pėr periudhėn e rėndė tė okupimit, ėshtė gazetarja dhe veprimtarja e vetme e arrestuar dhe e dėnuar me burgim.
Me pėrfundimin e luftės nė Kosovė, pos vazhdimit tė botimit tė revistės Teuta, realizon edhe botime-extra nė kuadėr tė revistės: Rehabilitimi i familjes pas luftės (1999), Rikthimi i fėmijėve tė stresuar nė jetė normale (1999), Shtatzėnėsia dhe amėsia (botimi i 3-tė, 2004); Barazia gjinore dhe ndėrtimi i paqes (2006), Gatojca (1982, 1989). Botoi dhe librin Gra tė shquara shqiptare tė autores Edi Shukriu (2000, 2003).
Ėshtė aturore e dy librave publicistik: Histori tė tmerrit 1998-1999, dosje krimesh lufte, rrėfime tė grave (2009) dhe Ecje nėpėr kujtesė, tregime jete tė grave me karrierė (2010). Gjatė punės nė gazetari u shpėrblye me Medaljen pėr Punė; me Ēmimin Gazetare e Kosovės; me Mirėnjohje Publike (1980, 1985) dhe dy herė u nominua pėr ēmimin Shpėrblimi i Nėntorit (Dita e Prishtinės). |