Ti je ketu: Ballina > BOTIMET > DOSJE KRIMESH TË LUFTËS, Rrëfime të Grave
Autore Sanije Gashi
DOSJE KRIMESH TË LUFTËS, Rrëfime të Grave

Ky libër është dëshmi e gjallë, libër i dhimbjes që u shkrua në bazë të dëshmive dhe fakteve, për t’i treguar botës të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Me këtë libër, autorja Sanije Gashi ka arritur t’i bëjë të njohura disa nga ngjarjet më dramatike të ndodhura në periudhën e luftës 1998-1999 në Kosovë. Ky botim është vepër e cila përbëhet nga rrëfime të grave, dëshmitare të krimeve serbe të ndodhura në familjet e tyre, të cilat paraqesin tragjeditë personale dhe rrëfejnë për mizoritë e masakrave dhe të torturave makabre që i ushtruan forcat serbe ndaj civilëve shqiptar; të grave që përjetuan vrasjet mizore të fëmijëve, të prindërve, të burrave, të shtatzënave, të atyre që ishin dëshmitare të brutalitetit. Të gjitha që rrëfyen për ngjarjet tragjike, paraqesin histori rrëqethëse, veçan ato që përjetuan shkatërrimin personal deri në çnjerëzim. ‘Dosje Krimesh të Luftës`, është vepër që s’mund të harrohet, për fuqinë trishtuese, vepër epokale, e cila do të mbetet përjetësisht domethënëse në historinë shtetformuese të Kosovës.

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version