Ti je ketu: Ballina > Opinione > Të varur nga horoskopi
Të varur nga horoskopi

Njerëzit dhe besimet tek falltarët 

Të varur nga horoskopi

Shumë njerëz, jo rrallë, problemet e tyre mundohen t’i zgjidhin nëpërmjet vizitave te falltarët. Madje ka të tillë që janë të varur nga ky ves. Ndonëse fjala falltar do të thotë ‘tregimtar i së vërtetës’ dhe i referohet një personi, i cili parashikon të ardhmen nëpërmjet mjeteve shpirtërore apo të mbinatyrshme, ose duke lexuar mesazhe në objekte të veçanta. Falltarët ekzistojnë rreth e rrotull botës për mijëra vjet, dhe ndoshta menjëherë pas krijimit të njeriut, ngase njerëzit natyrshëm janë kuriozë për të ardhmen e tyre dhe shpesh përpiqen të përdorin parashikimet për veprimet e mëtutjeshme. Falltarët i takojnë çdo feje.

Njëra ndër falltaret e shumta, e cila konsiderohet ndër parashikueset më të sakta, që ndodhet me lokacion në qendër të Prishtinës, e cila i ka këshilluar disa personalitete të njohura politike të skenës kosovare, ka vërejtur interesim të madh të të njohurve për astrologji dhe mendim të parashikuesve, dhe beson se situata e tashme sociopolitike ndikon në rritjen e të varurve nga astrologjia dhe nga bota e përtejme. ‘Nevojën që të zbulojmë ardhmërinë tonë po e rrisin gjithnjë e më shpesh pasiguria në të cilën ndodhemi, duke e pranuar se njerëzit përherë kanë shfaqur interesim të zbulojnë të ardhmen e tyre. Personaliteteve të famshme shumë shpesh u intereson të dinë çfarë do të ndodh, që të mund të marrin gjërat në duart e veta”.

Unë parashikoj...
Dhe, siç ndodh më së shpeshti, personalitetet publike kreojnë dhe na e imponojnë trendin, ndërsa ‘viktimat’ e zakonshme i ndjekin ata. Gjithnjë e më shumë ka gra të cilat i konsultojnë ata ose ato, të cilat kanë fuqi dhe dituri që ‘të përgjojnë të ardhmen’. Të njohurit gjithherë janë një hap përpara. Syzana (28), për shembull, vetë e ka pranuar se është e varur nga astronomia. Ka nisur një punë të pavarur, sipas këshillës së parashikueses. ‘Ditën e punës e filloj duke e hapur kompjuterin dhe shikoj renditjen e yjeve’, shpjegon ajo. ‘Dhe gjëja e fundit të cilën e bëj në përfundim të ditës është se përsëri i shikoj parashikimet dhe analizoj sa kanë qenë të sakta’. Me horoskopin personal, të cilin e kontrollon dy herë në ditë, Syzana thotë se nuk është e varur, por e pranon se kompjuterin e mban gjithherë të hapur. ‘Për çdo rast’, thotë...
Përderisa gratë si Syzana besojnë në astrologji, si bazë për sukses në punë, të tjerat, si Vesa (26), shfrytëzojnë ndihmën e parashikueseve që ta ‘këshillojnë’ personin me të cilin janë në lidhje. ‘Në dy vjetët e fundit e lexoj horoskopin çdo ditë. Kurrë nuk do të dal me mashkullin, përderisa të mos e vërtetoj se na janë shenjat kompatibile dhe derisa nuk e bëj planin e lidhjes sonë, që të shoh si do të rrjedhin gjërat mes nesh’, e pranon Vesa.. ‘Para pak kohësh kam filluar të dal me një tip, por po kujtohem, meqë yjet e mia më kanë thënë se nuk jemi fare të ngjashëm. Kjo më ka shtyrë që të mendohem a të vazhdoj lidhjen tonë? Pse, nëse kjo nuk më çon askund?’
Dhe t’i kthehemi botës së të njohurve. Një politikan i njohur në Prishtinë praktikon konsultimin e rregullt në jetën e përditshme. Mirëpo, nëse keni menduar se të varurit astro – janë vetëm persona të moshës së mesme, harrojeni këtë. ‘Shumica e klientëve të mi u takojnë të tri gjeneratave: ka gra të reja dhe të suksesshme, të cilat dëshirojnë dikë që t’i drejtojë në jetën profesionale dhe personale. Ka, madje, bashkëshorte politikanësh, aktore, që vijnë tek unë, pohon falltarja. ‘Kam vërejtur rritje të madhe të numrit të vajzave të reja të cilat vijnë tek unë rregullisht’, thotë.
Vlora (31), e cila ka një biznes të vogël në pronësi të saj, shkon në ‘konsultim’ te falltarja, dy herë në muaj. ‘Kam filluar të interesohem për parashikimet dhe për astrologji, kur e kam themeluar firmën personale para gjashtë muajsh, sepse e kam ndier se kam nevojë për mbështetje’, sqaron ajo. ‘Kam qenë e vetmuar dhe e frikësuar, por e sigurt që ta bëj një lëvizje. Kujtoj se në këtë nuk do të kisha pasur sukses po të mos e kisha këshilluar parashikuesen’.
Psikologët nuk janë të befasuar pse astrologjia dhe ‘bota tjetër’ i plotësojnë disa zbrazëti jetësore. ‘Si duket ekziston skema e vërtetuar në të cilën ngjarjet e realizuara, siç janë lidhjet emotive, problemet financiare ose zyrtare, i shtyjnë njerëzit me lëndime emocionale që të kërkojnë ndihmën e parashikuesit’, thonë ata.

Zëvendësimi i dashurisë
Sot janë gjithnjë e më të shpeshta rastet kur gratë, ndonëse të suksesshme në jetën e tyre profesionale, dëshirojnë të arrijnë maksimumin edhe në çdo plan tjetër të jetës. Dëshirojnë t’i kenë të gjitha. A thua na ndihmon astrologjia që të marrim kontrollin e jetës sonë? ‘Gjithsesi se më ka dhënë fuqinë që të besoj në vetvete dhe të shkoj tutje’, thotë Shpresa (34). Ajo pranon se ka kërkuar ndihmën e parashikueseve në momentin e veçantë shqetësues të jetës së saj. ‘Kam pasur nevojë që përsëri të kem kontrollin dhe parashikuesi më ndihmoj në këtë drejtim’, thotë ajo. Më tërheq fakti se na kushtohet vëmendja kur na duhet më së shumti. Astrologjia është si çokollatë për trurin.
Shpresa pranon se e konsulton parashikuesen dhe horoskopin si zëvendësim të shoqeve. ‘Nuk ndiej nevojën që të takohem me miq dhe të bisedojmë për të ardhmen e lidhjeve tona ose të punës. Përgjigje për këtë më jep parashikuesja ime’. Në fakt, miqtë e saj dhe familja nuk dinë për interesimet e saj. ‘Kjo është intimë imja’, e pranon. ‘Ka shumë njerëz të cilët mendojnë se kjo është marri – prandaj dhe nuk flas me askënd për këtë.’ Venera (28) mendon njësoj: ‘Skepticizmi ka ndikim negativ dhe përvoja që keni me astrologjinë është diçka e ngjashme. Familja dhe miqtë mund t’ju mbështesin, por gjithashtu mund t’jua sabotojnë shpresat dhe ëndrrat.’ Të gjithë pajtohen në një pikë: nga falltarja marrin kujdesin e madh dhe ajo kurrë nuk i gjykon.

Vërtet varësi?
Të tjerët, megjithatë, konsiderojnë se ekziston edhe një anë më pak e bukur e varësisë nga horoskopi. “Është shqetësues fakti se shumë njerëz varen nga ajo që në fakt është ‘një’ informatë, në saje të së cilës merren vendime të rëndësishme jetësore’, thotë në një shkrim hulumtues psikologu Belingem. ‘Nuk është e shëndetshme për disa që rregullisht marrin vendime në saje të astrologjisë’. Parashikuesit e vërtetë e kanë kodeksin e tyre, i cili thotë se parashikimet astrologjike janë vetëm brushë dhe ngjyrë, nga e cila njerëzit vetë duhet ta bëjnë fotografinë e tyre. Nëse krejt këtë e dimë, atëherë a është koha që entuziastët astrologjikë të ftohen pak? Sikurse edhe te rastet e tjera të varësisë, ata nuk e pranojnë se kanë probleme. Vështirë e pranojnë se janë ‘tërhequr’ nga vizita falltarëve. Është krejtësisht e qartë se është pozitive që përmes astrologjisë mund të arrijnë vetënjohjen, besimin në vete dhe ndërtimin e vetëbesimit, e dinë se krejt këto duhen pranuar me rezervë. Duhet gjetur, si në çdo gjë, masa e vërtetë, këshillojnë psikologët: besimin tek falltarët shfrytëzojeni për argëtim dhe kureshtje, por nëse kërkoni mbështetjen dhe këshillën, atëherë paraqituni familjes suaj, miqve ose vetvetes. Të gjitha përgjigjet që i kërkoni janë brenda jush.

 

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version