Ti je ketu: Ballina > Moda > Të dyzetat fantastike
Moda & stili ndër mote
Të dyzetat fantastike
Këtë vjeshtë, femërsia është frymëzuar nga moda e viteve ’40 të shekullit XX: në trend janë prerjet e lëshuara lirshëm dhe pëlhurat e buta, të cilat në mënyrë sensuale e mbështjellin trupin – për të lënë përshtypje glamuroze të damave të vërteta.

Kujtoni se moda e stinëve në vijim nuk ka sjellë asgjë spektakolare? Megjithatë, nuk është ashtu. Në shumësinë e koleksioneve, ku mbizotëron demokracia e vërtetë e modës, theksohet trendi i frymëzuar nga veshja e viteve ‘40, të krijuar gjatë kohës së luftës (së Dytë Botërore), kurse para lukut të ri të kulturës së Diorit nga fundi i dhjetë vjetëshit. Ndoshta trendi i ri nuk bie në sy si ai i para këtyre viteve, kur lindi stili futurist me bazë të prerjeve gjeometrike dhe të materialeve ‘high-tech’, porse, përfundimisht, sjell ndryshime në siluetë. Supet e theksuara janë të vetmet mbi siluetën e femërsisë së gruas, veçse në vend të jastëkëve klasikë, kjo përshtypje arrihet me prerje dhe me tegelin e lirshëm, me mëngë të rrudhura, të fryra si dhe me prerje gjeometrike.
Fundet janë me prerje të drejtë dhe me gjatësi që mbulon gjunjët, si dhe fustanet me bel të theksuar me rrip të hollë, ndërsa kanë dekolte të vogël, të rrumbullakët, ose jakë të lartë të zbukuruar me fjongo apo me prerje të thellë në formë të shkronjës V. Drejtori kreativ Tomas Maier, në koleksionet e tij ka radhitur pallton pa pulla të përforcuar me rrip të hollë në bel.

Fustanet e mbrëmjes janë me dekolte të lehta, ndërsa shkojnë duke u zgjeruar në mënyrë elegante nga fundi. Ngjyrat janë – të gjitha nuancat e së përhiturës dhe ngjyra bezhë, e kaltër e errët dhe e gjelbër e shuar. Materialet janë të buta dhe në mënyrë sensuale mbështillen për trupi. Meqë gratë kishin filluar masivisht të punonin në zyra dhe në fabrika, disenjatorët i menduan dhe kreuan pjesë klasike, sajuar prej dy pjesësh, siç është fundi dhe kostumi. Që nga atëherë kjo pjesë e gardërobës preferohet dhe vishet me kënaqësi nga femrat.
Mirëpo, në stil kishte ndikuar lufta: të siguroheshin materialet ishte punë e vështirë, kështu që për qepje të ngushta dhe modele të thjeshta, mjaftonin materialet e pakta. Për shkak të mëndafshit të munguar, përdorej ‘rayoni’ i lirë (lloj i viskozës), si dhe stofrat e leshta dhe zhersetë e pambukut.
Rastësisht ose jo, ky trend është më i theksuar te koleksionet e disenjatorëve amerikanë, e pastaj italianë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trashëgimtar i modës bëhet Nju-Jorku (sepse Parisi ishte nën rrethim), kështu që atëherë të gjitha novitetet vijnë nga disenjatorët e atjeshëm. Ndërsa ata, për shkak të jetës dinamike të mënyrës së jetesës, kanë preferuar siluetën më lezhere dhe prerjet praktike. Edhe pse disa kritikë kanë tërhequr paralelen ndërmjet luftës dhe krizës së sotme, trendi i ri megjithatë nuk është prekur nga mungesa, si ajo e viteve ‘40, veçse është shprehje e glamurit minimalist. Disenjatorët, në vend të viskozës, kanë shfrytëzuar satenin e mëndafshtë, ndërsa moherin, në vend të tvidit. Dhe çdo gjë është e përmbushur me detajet nga peliçja dhe dantella, por të gjitha me shumë modesti.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
264

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, rirodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.net  ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version