Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

Ushqimet më të mira që na i ofron dimri...

Dimri ndoshta nuk ka ushqime të ndryshme si në verë, porse edhe ky ka atutë e veta...

Çaji i gjelbër: Përveç që është antioksidues i shkëlqyeshëm, ndihmon edhe te djegia e yndyrave, kështu që është pije e shkëlqyeshme për këtë periudhë të vitit. Përdoreni nga një filxhan pas çdo shujte.

Agrumet: Limoni, limetat, portokajt, grejpi... Citrusët janë burim i pasur i vitaminës C, kurse thartira e limonit ndikon mirë në shkrirjen e yndyrave në trup. Ose, së paku, zvogëlon indeksin glikimik të ushqimit të cilit i hidhet gjatë përgatitjes.

Gjalpi i arrës: Është zbuluar se sa i rëndësishëm është ky antioksidues. Edhe pse është i pasur me karbohidrate, megjithatë është mjaft i shëndetshëm. Është zbuluar se niseshteja të cilën e përmban ndikon si antipezmatim dhe ndikon në mbajtjen e nivelit të dëshirueshëm të insulinës.

Lakrat jeshile: Këto janë perime të cilat duhet ngrënë gjithherë. Zvogëlojnë rrezikun nga disa tumore, e meqë janë të pasura me flavonoide, ndikojnë kundër pezmatimeve dhe mbledhin radikalët e lirë në trup. Pikërisht për këtë arsye lakrat jeshile janë detoksikuesit më të mirë. E përveç kësaj, kanë shumë pak kalori.

Gështenjat: Janë të pasura me vitaminën B dhe C si dhe janë burim i shkëlqyer i mineraleve. Ndryshe nga frutat e tjera, gështenjat nuk janë aq të yndyrshme, ndërsa janë të nevojshme për shkak të nivelit të lartë të proteinave të mira. Sipas vlerave ushqyese, rrallë ndonjë ushqim mund të krahasohet me gështenjat.

Fasulja e kuqe: Është e pasur me antioksidues, është e shëndetshme për zemër dhe është njëra nga opsionet më të shëndetshme dimërore.

Speci i kuq: Është i pasur me antioksidues, që ndikon pozitivisht te proceset e pezmatimit në organizëm. Përveç kësaj, personat që përdorin rregullisht karotinoide, të cilat ky perim i ka me bollëk, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe të tumoreve. Specat e kuq kanë mjaft vitaminë C.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine 2026

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version