Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Ç’të bëni kur xhelozia ju lodh?
Lidhja
Ç’të bëni kur xhelozia ju lodh?
Askush nuk e do, porse ajo është e pranishme dhe shpeshshumë e pakëndshme, madje edhe e dhembshme. Dhe, rrallëkush nuk e ka provuar. Profesionistët këshillojnë si të liroheni ju dhe partneri juaj nga xhelozia.

BISEDONI
Nëse e keni ndier xhelozinë (për shkak të ndonjë arsyeje, pa marrë parasysh a jeni ju apo ai xheloz), është shumë e rëndësishme që lidhur me këtë të bisedoni me partnerin. Pyeteni veten si dhe pse ndodhi xhelozia? Ndoshta ekziston diçka që e pengon partnerin tuaj, ndërsa nuk është i vetëdijshëm për këtë. Prandaj, bisedoni lidhur me këtë dhe gjeni kompromisin.

…NUMËRONI DERI NË DHJETË
Nëse jeni tip xheloz dhe ndodheni në situatë kur xhelozia do të mund të shkaktonte zemërim, merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë. Sado që t’ju duket qesharake, kjo formë e meditimit e zvogëlon tendosjen dhe për një kohë të shkurtër mund t’ju qetësojë plotësisht.

NDJENJA E PASIGURISË
Xhelozinë më së shpeshti e shkakton pasiguria. Pyeteni veten pse ndiheni të pasigurt dhe të rrezikuar? Pse ai ndihet i rrezikuar? Kujtoni ndoshta se ju nuk e vleni dashurinë e dikujt? Mendoni se nuk jeni sa duhet e/i mirë dhe i bukur për të? A bëni krahasime me femrat e tjera?
Mendoni mirë pse ndiheni e/i pasigurt dhe xheloz. Këtë do të duhej ta bënte edhe partneri juaj nëse është xheloz. Dhe pastaj kthehuni te këshilla e parë…

MERRNI FRYMË THELLË
Kur jemi te xhelozia, shpesh jemi të prirur që të marrim vendim të shpejtë dhe t’i stërmadhojmë gjërat (pastaj bëhemi pishman). Nuk ju është përgjigjur në celular? Ka harruar t’ju telefonojë në kohën që jeni marrë vesh? Shumicës, në raste të këtilla u sillet në kokë filmi më i keq dhe shpesh për këtë humbet durimi. Mirëpo, në vend të mendimeve të zeza – se ndoshta është në shtrat me kolegen nga administrata – më mirë ndaluni, qetësohuni dhe mendoni. Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë…
 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
269

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, rirodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version