Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Tenori Ramë Lahaj magjepsi Prishtinën!
SPECIALE
Tenori Ramë Lahaj magjepsi Prishtinën!
Pas performancave në teatrot më me renome në botë, tenori Ramë Lahaj, për nder të ditës së Evropës, i rikthehet fuqishëm skenës prishtinase. Interpretimi i tij pasionues, bën që koncerti të ishte një kryevepër, e cila entusiazmoi tej mase artdashësit të cilët e nderuan bashkëkombasin e tyre me duartrokitjet frenetike.

Arritjet e tenorit Ramë Lahaj në skenat operistike evropiane, janë tejet mbresëlënëse. Ai arriti famë dhe njohje në mbarë botën, që nga Australia, ku shkëlqeu me interpretimin brilant, dhe kudo tjetër që u paraqit në skenat e shumta prestigjioze në Evropë, kritika e vlerësoi në superlativ. Tenorët e mëdhenj të skenave operistike – të cilët arrijnë fuqinë e lartë kumbuese të vokalit të tyre, janë të paktë jo vetëm në mesin tonë, por kudo në botë. Ka pasur disa tenorë vërtet legjendarë gjatë shekujve, por është njëri i cili me këngën e tij sot, është aq shumë përpara rivalëve të tij. Ramë Lahaj, jo vetëm që po arrin t’i këndojë notat e larta, por ai gjithashtu është një aktor i madh me një prani magnetike. Rruga e tij është një tregim i talentit fenomenal. Rama arrin të mbush teatrot dhe sallat e koncerteve me renome, ai është xhevahir, performanca e të cilit entuziazmon gjithë botën. Tenori kosovar, me zërin e tij tërheqës dhe burrëror, është një nga artistët më të vlerësuar, në saje të triumfit dhe pjekurisë së tij artistike.

Ndërkaq, mbështetja të cilin e ka nga tenori Domingo, duket sikur e ka madhëruar dhe e ka bërë akoma më të fuqishëm.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
267

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, rirodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version