Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > Dhëmbë të bardhë dhe të shëndoshë
Dhëmbë të bardhë dhe të shëndoshë

Mjeku ju këshillon si të pastrohen dhëmbët si dhe si të zbardhen në mënyrë natyrale.

Vetëm dy minuta
Për pastrim të mirë të dhëmbëve, nevojiten vetëm dy minuta. Përdoret brusha e butë dhe brushohen në drejtim të mishit të dhëmbëve, kështu që pastrohen të gjitha këndet dhe thellësitë. Çdo dy muaj ndërrohet brusha për dhëmbë.

Pastrohet edhe hapësira ndërmjet dhëmbëve
Pavarësisht nga këshillat e stomatologëve, 80 për qind e njerëzve ende nuk i pastrojnë dhëmbët me perin për dhëmbë. Nëse nuk e bëni këtë, kështu nuk i pastroni 40 për qind të dhëmbëve. Stomatologët, pastrimin me anë të perit të dhëmbëve e konsiderojnë edhe më të rëndësishëm për parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe të sëmundjeve periodontale se që është larja e dhëmbëve. Mirëpo, duhet ditur si të bëhet kjo. Mënyra e rregullt është kjo: peri do të duhet kaluar ndërmjet dhëmbëve dhe butësisht ta prekë mishin e dhëmbëve. Nëse ju këputet peri, provoni të merrni pe pak më të trashë ose atë të lyer me dyllë, ose luteni stomatologun që t‘i pastrojë pikat ndërmjet dhëmbëve. Mënyra e gabuar: nuk mund të kaloni me penj në disa vende, kështu që e shtyni me zor, për ç’arsye ndodh gjakrrjedhja.

Rrinidrejt
Ky qëndrim jo vetëm që do t’i ndihmojë shpinës dhe t’i forcojë muskujt, por edhe do të dukeni më vital, veçse pozita e drejtë në mënyrë natyrale do të përmirësojë edhe nofullën tuaj. Drejtohuni që të shihni çfarë po ndodh me nofullën derisa kthehet në pozitë të drejtë, të shëndoshë.

Metodat e heqjes së njollave
Është e sigurt se ushqimet e caktuara lënë njolla në dhëmbë. Fajtorët kryesorë janë vera e kuqe, kafeja, çaji, boronicat, salca e sojës, salca e domateve dhe lëngu i boronicave të kuqe. Mos i largoni këto ushqime nga menyja juaj, sepse janë tepër të shëndetshme, veçse kundërvihuni njollave në këtë mënyrë:
* Kur të hani ushqimin i cili lë njolla, mbani pranë duarsh një gotë me ujë. Shpëlajeni dhe pini pas disa kafshatave;
* Kurrë mos iu shmangni pastrimit të dhëmbëve para gjumit dhe pastrojini menjëherë pas shujtës.
* Mollët, selinoja dhe karota ndikojnë si largues natyralë të njollave në dhëmbë, ndërsa perimet e gjelbra, si: spinaqi, brokoli dhe sallatat, krijojnë mbi sipërfaqe të dhëmbëve shtresën dhe pengojnë shfaqjen e njollave.

Zbardhues dhëmbësh
Një mënyrë e lirë dhe e lehtë për zbardhjen e dhëmbëve është larja e tyre me hidrogjen 3 për qind (peroksid hidrogjeni) dhe sodë buke. Përziejeni një lugë çaji sodë buke me një lugë çaji hidrogjen dhe një lugë çaji ujë. Kjo masë nuk duhet të përpihet, por të hidhet jashtë pas larjes së dhëmbëve. Ky trajtim rekomandohet një herë në javë.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
273

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version