Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Maji është muaj për rregullimin e tarracës
Opinion
Maji është muaj për rregullimin e tarracës
Është momenti për rregullimin e tarracës suaj, sepse në muajt vijues ky do të jetë vendi kryesor për relaksim dhe kënaqësi në ditët me diell. Gjatë kohës së dimrit, tarraca shpesh është hapësirë ku lihen gjërat që nuk kanë gjetur vend nëpër shtëpi. Prandaj, e para punë që duhet të bëni, është largimi i gjërave të panevojshme: rrobat, gazetat e vjetra, saksitë dhe shishet. Pa marrë parasysh a keni tarracë të madhe apo të vogël, me pak fantazi, kreativitet dhe dëshirë, ajo mund të duket fantastike.

Gëlqeroseni me ngjyrë të bardhë, sepse kjo nuk kërkon harxhime të mëdha. Përdoreni imagjinatën tuaj, kështu që njërën shtyllë lyejeni me ngjyrë të hareshme dhe të fortë, në mënyrë që të fitohet përshtypja e ngrohtësisë. Pasi ta freskoni dhe ta pastroni, siguroni garniturën ulëse, varësisht nga madhësia e hapësirës. Përveç që janë ekonomike, tavolinat dhe karriget plastike janë edhe mjaft funksionale. Nëse tarraca është shumë e vogël, merrni karrige që palosen dhe me jastëkë të përshtatshëm, në mënyrë që qëndrimi të jetë sa më i këndshëm. Nëse tarraca juaj është në vendin që nuk ju mundëson kurrfarë privatësie, përdorni roleta dekorative nga pëlhura, të cilat do t’ju mbrojnë nga dielli. Për orët e mbrëmjes përdorni drita diskrete ose merrni një kabllo vazhduese dhe përdoreni llambën preferuese.

 

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lexuar 5946 herë.
#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version