Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Në Kanada u promovua libri Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999
Ekskluzive
Në Kanada u promovua libri Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999

Në Kanada u promovua libri Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999,  i autores Sanije Gashi

Në Toronto, në qendrën kulturore të shqiptarëve të Kanadasë, më 6 Maj 2018, u bë promovimi i librit Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999, i autores Sanije Gashi. Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti presidentja e nderit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Ruki Kondaj, e cila shpalosi rrëfimet, të cilat paraqesin një ndër periudhat më të trishta të popullit shqiptar të Kosovës, protagoniste kryesore të të cilave janë gratë që përjetuan llahtarin në shtëpitë e tyre gjatë luftës së viteve 1998/1999, nga forcat okupuese serbe. Përveç adhuruesve të librit, për herë të parë në një ngjarje kulturore, ishte e pranishme edhe zonja Laura Albanese, Ministre e Migracionit dhe e Shtetësisë së shtetit të Ontarios, të Kanadasë, e cila librin e cilësoi një testament, vepër me fakte për krimin e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës. Po ashtu, në këtë event ishte e pranishme sekretarja e parë e ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada, Blerta Ademi, e cila librin Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999, e vlerëson krahas monumentit të heroinave në Prishtinë.
Ndërkaq, kohë më parë, kryeministri Kanadez, Justin Trudeau, pas marrjes së librit Serbian Crimes in Kosovo 1998-1999, pati shkruar: `Zonja Gashi, e vlerësoj jashtëzakonisht botimin e këtij libri, ju faleminderit që keni gjetur kohë ta shkruani.`
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe personalitete të tjera të njohura shqiptaro – kanadeze, në mesin e të cilëve ishte edhe shkrimtarja e njohur, Eglantina Mandia, ku u promovua veprimtaria e saj shumë cilësore.


 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
268

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, rirodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version