Ti je ketu: Ballina > Shëndeti > 3 shprehi që do t’jua zbukurojnë ditën
Këshilla praktike
3 shprehi që do t’jua zbukurojnë ditën
Nevojiten disa javë që të arrini cilëndo shprehi, e cila do t’jua bëjë ditën të lumtur...

1. Ditën fillojeni me kafjall të shëndoshë! 

Sigurojeni një pjatë me proteina dhe hidrokarbonate të shëndosha dhe mbushuni me energji, e cila ju nevojitet për fillim ideal të ditës. Sipas hulumtimeve, kafeina e rrit humorin, kështu që patjetër duhet pirë një filxhan kafe.

2.Fillimin e ditës rezervojeni për ushtrime trupore! 

Nëse keni kohë, ushtroni në fillim të ditës. Ushtrimet e mëngjesit në formë të ecjes ose të vrapimit, janë të shkëlqyera për mbajtjen e kondicionit, për kthjellje, por edhe për vazhdim të lumtur të ditës. Gjatë çdo ushtrimi lirohet serotonina ose hormoni i lumturisë, për ç’arsye përmirësohet humori.

3.Relaksohuni në mënyrë maksimale dhe mbushni bateritë para se të fillojë dita! 

Nëse keni kohë në mëngjes, sigurojeni dozën ditore me një kafe, me një libër që e preferoni ose me këngën që jua rrit humorin. Dushi i ngrohtë me aromën më të këndshme ose disa minuta meditim, po kështu është ide e shkëlqyer. Është me rendësi që ditën ta filloni me diçka që vërtet ju gëzon. 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
270

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, rirodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version