Ti je ketu: Ballina > Aktuale > JETË GAZETARIE, Autobiografi Monografike
JETË GAZETARIE, Autobiografi Monografike

JETË GAZETARIE, Autobiografi Monografikelibri më i ri nga publicistja Sanije Gashi

Ikona e gazetarisë kosovare, zonja Sanije Gashi, në 55 vjetorin e punës gazetareske, sjell librin JETË GAZETARIE, Autobiografi Monografike. Një libër unik, tejet interesant për lexuesit, ku gazetarja e parë kosovare, me përvojën më të gjatë profesionale, zbulon histori të ndryshme për kohën e dikurshme institucionale në pallatin e shtypit Rilindja, ngërthehen në mënyrë të jashtëzakonshme ngjarjet dhe personalitetet e fushës së medies, shkruar nga një aspekt tërësisht i panjohur, për periudhën kur filloi punën, në kohën kur në Kosovë gazetaria ishte “profesion burrash”. Ky botim është një libër historie në të cilin flitet po ashtu për vitet e okupimit të Kosovës dhe Lëvizjen gjithëpopullore, ku autorja, veç të tjerash, rrëfen për ditët në burgun e Mitrovicës, takimin me Daniel Miteran, zonjën e parë të Francës; udhëtimin zyrtar në Shqipërinë komuniste dhe pritjen nga presidenti Ramiz Alia. Po ashtu, në këtë libër, i cili në të gjitha frontet e rrëmben lexuesin në një udhëtim tërheqës të tregimit, ju mund të lexoni për historikun dhe zonjat që themeluan Forumin e gruas të Lidhjes Demokratike; Çfarë kërkoi nga delegacioni kosovar ish-presidenti i federatës së atëhershme Jugosllave, Stipe Mesiq; fillimin e botimit të ‘Zanit të Rinisë’; bisedat me shkrimtarin Anton Pashku; tubimin e parë masiv historik të grave të Prishtinës; Normalen e shenjtë të kryeqytetit; historikun e medieve të grave; për Bllacën – vendin ku hidheshin shqiptarët, e shumë ngjarje të tjera interesante, që ofrojnë përceptime të qarta, ku autorja udhëton me përvojën më të fortë njerëzore dhe profesionale dhe arrin gjatë gjithë rrëfimit të emocionojë, inkurajojë dhe inspirojë secilin lexues.

Sanije Gashi është doajene e gazetarisë kosovare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas. Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, që bën gazetari aktive plot 55 vjet, e cila arriti të bëhej emër me konsideratë përmes shkrimeve që kishin për qëllim ngritjen dhe avancimin e gruas shqiptare. Ngriti dhe trajtoi tema me interes, intervistoi personalitete të shquara, shkroi për përjetimet e grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë. Bëri punë me vlerë shumëdimensionale, duke ia kushtuar gazetarisë një jetë të tërë me përkushtim të lartë. 

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version