Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

Ferritina është një nga analizat më të rëndësishme për të vlerësuar rezervat e hekurit në organizëm. Një vlerë që mund të duket “brenda kufijve” të laboratorit nuk do të thotë domosdoshmërisht se rezervat e hekurit janë optimale. Sipas Dr. Beth Westie, eksperte e njohur në fushën e shëndetit të grave, hormoneve dhe menaxhimit të peshës, niveli i ferritinës dhe mënyra se si trupi e përthith dhe e përdor hekurin mund të ndikohen nga disa faktorë. Në vazhdim, po paraqesim disa prej tyre.

1. Ferritina e ulët: Rezerva të pamjaftueshme të hekurit
Nëse ferritina juaj është 22 ng/mL dhe mjeku juaj thotë se jeni mirë, kjo vlerë meriton vëmendje. Një nivel i ulët mund të tregojë rezerva të pamjaftueshme të hekurit. Ruajeni këtë informacion për ta diskutuar me mjekun në takimin tuaj të ardhshëm.

2. Vlera referente nuk është domosdoshmërisht objektivi
Niveli optimal i ferritinës për energjinë, rritjen e flokëve, shndërrimin e hormoneve të tiroides dhe aftësi mendore është 70 – 100 edhe pse vlerat e laboratorit në Kosovë sillen rreth 13-150 ng/mL. Çdo vlerë nën 50 shkakton simptoma te shumica e grave. Çdo vlerë nën 30 tregon se rezervat funksionale janë të varfëruara. Por nëse mjeku juaj sheh një vlerë 22 pranë një intervali që fillon nga 15, ju thonë `të monitoroni atë`. Të monitoroni çfarë? Zhdukjen e ngadalshme të flokëve tuaj, të qëndrueshmërisë (energjisë) suaj, të trurit tuaj?

3. Merrni hekur, por Ferritina mbetet e ulët?
Nëse keni marrë suplemente hekuri për muaj të tërë dhe ferritina juaj ende nuk po rritet, mund të ketë një arsye tjetër që duhet zbuluar. Mund ta merrni hekurin në stomak bosh, së bashku me vitaminën C, dhe të konsumoni mish të kuq tri herë në javë, por përsëri ferritina mund të mos rritet siç pritet. Kjo mund të ndodhë sepse përthithja e hekurit ndikohet nga shumë faktorë. Dhe ndonjëherë, problemi nuk qëndron vetëm te sasia e hekurit që merrni, por te mënyra se si organizmi e përthith, e përdor ose e humbet atë. Prandaj, kur ferritina mbetet e ulët pavarësisht përpjekjeve, është e rëndësishme të zbulohet shkaku.

4. Kortizoli e ndërpret procesin e tretjes që nevojitet për përthithjen e hekurit
Stresi kronik ul acidin e stomakut, zvogëlon prodhimin e enzimave, ngadalëson lëvizshmërinë e zorrëve dhe hollon shtresën e brendshme të zorrëve ku hekuri përthithet. Tableta e hekurit po arrin në një zorrë që është lënë pas dore nga sistemi nervor, i cili është i bllokuar në gjendjen e mbijetesës. Tableta nuk është problemi. Problemi është gjendja e terrenit ku ajo po vepron.

5. Inflamacioni e bllokon hekurin
Inflamacioni e mban larg hekurin. Inflamacioni kronik i shkallës së ulët nxit prodhimin e një hormoni të quajtur hepcidinë. Hepcidina vepron si një “portë kontrolli”. Ajo pengon përthithjen e hekurit dhe bllokon hekurin që e keni të ruajtur në organizëm. Infeksionet e zorrëve, reagimet ndaj ushqimeve, çrregullimet e boshtit HPA, sëmundjet autoimune – të gjitha mund të rrisin hepcidinën. Mund të keni hekur në organizëm dhe përsëri të jeni, në aspektin funksional, të privuar nga hekuri.

6. Balanca hormonale dhe ndikimi i saj në humbjen e hekurit
Ciklet mujore në sasi të mëdha harxhojnë hekurin më shpejt sesa suplementet mund ta rikthejnë atë. Kortizoli juaj po “merr” nga progesteroni. Niveli më i ulët i progesteronit mund të nënkuptojë një shtresë më të trashë të brendshme të mitrës. Një shtresë më e trashë mund të çojë në gjakderdhje më të madhe. Gjakderdhje më e madhe do të thotë më shumë humbje hekuri gjatë çdo cikli.

7. Hekuri ka një rol shumë më të gjerë në organizëm sesa thjesht krijimi i qelizave të kuqe të gjakut
Hekuri ndihmon në shndërrimin e T4 në T3 (hormoni aktiv i tiroides). Ai ndihmon në prodhimin e dopaminës, neurotransmetuesit që lidhet me energjinë, dëshirën dhe motivimin. Ai furnizon mitokondritë, burimin e energjisë për çdo qelizë. Ai ndihmon që flokët të qëndrojnë në ciklin e tyre të rritjes.
Një ferritinë prej 22 ng/mL nuk është thjesht “pak e ulët”. Ajo tregon se rezervat e hekurit janë shumë të pakësuara dhe mund të ndikojnë në disa sisteme të organizmit njëkohësisht — duke ju bërë të ndiheni sikur nuk jeni më vetvetja.

8. Çfarë duhet të kontrollohet para se të merrni një tabletë tjetër hekuri?
Ferritina, hekuri, TIBC – kapaciteti total lidhës i hekurit, transferrina, saturimi i transferrinës, hepcidina, nëse është e disponueshme, markerët e inflamacionit, paneli i plotë i tiroides, gjendja e aciditetit të stomakut, ritmi i kortizolit, progesteroni gjatë fazës luteale, metalet e rënda. Derisa këto pyetje të marrin përgjigje, ju po merrni hekur pa e ditur shkakun e vërtetë, duke shpenzuar para për një suplement dhe vetëm duke shpresuar se do të funksionojë.

9. Cilat janë simptomat e ferritinës së ulët?
Trupi juaj përdor hekurin për të ndihmuar në transportimin e oksigjenit në të gjithë organizmin — përfshirë trurin, muskujt, zemrën dhe mushkëritë. Kur niveli i ferritinës është i ulët, organizmi ka më pak rezerva hekuri për të mbështetur këtë funksion të rëndësishëm. Prandaj, ferritina e ulët (ose niveli i ulët i hekurit) mund të shkaktojë simptoma të tilla si: lodhje, marramendje, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, dobësi, vështirësi në përqendrim, ndryshim të humorit.

Nëse po merrni suplemente hekuri prej muajsh dhe ferritina juaj ende nuk po rritet, kjo duhet hetuar. Nëse ju thonë se rezultatet janë “brenda kufijve normalë”, por ju vazhdoni të ndiheni keq — me rënie flokësh, lodhje të theksuar, vështirësi me përqendrimin, kujtesën ose të menduarit qartë — mos e neglizhoni. Duhet të kuptoni pse rezervat e hekurit nuk po rikthehen dhe nëse organizmi po e përthith dhe po e përdor siç duhet hekurin që po merrni.

Në vlerën 22 ng/mL, shumë pacientë përjetojnë simptoma të qarta që ndikojnë në cilësinë e jetës: Lodhje kronike dhe mungesë energjie që nuk kalon me gjumë; rënie të flokëve, pasi folikujt e flokut kërkojnë nivele ferritinë më të larta se 40–50 ng/mL për të qëndruar në fazën e rritjes, thonj të brishtë, mjegullim të trurit (brain fog), vështirësi në përqendrim dhe irritim.

Sipas NICE (National Institute for Health and Care Excellence), çdo vlerë e ferritinës nën 30 ng/mL, konfirmon plotësisht mungesën e hekurit.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine 2026

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version