Ti je ketu: Ballina > Aktuale > Si të dallojmë parfumin origjinal nga ai falso?
Si të dallojmë parfumin origjinal nga ai falso?

Disa mënyra të thjeshta për ta dalluar një parfum autentik nga një parfum i rremë

Shumica e konsumatorëve nuk janë të vetëdijshëm se parfumet falso, të sofistikuara po gjejnë rrugën e tyre deri tek blerësi. Blerja e një parfumi të falsifikuar jo vetëm që mund të ju bëjë të ndiheni të mashtruar dhe të mërzitur, por gjithashtu mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Megjithatë, ka disa shenja që do t`ju ndihmojnë të dalloni edhe falsifikimet më të përsosura.

  •  Parfumi autentik/origjinal zakonisht ka celofan që është mjaft i trashë dhe paloset pa të meta në mënyrë që të ngjitet fort në kuti. Nga ana tjetër, celofani i mbështjellur në mënyrë jo të duhur, është një shenjë treguese e parfumeve të falsifikuara. Nëse celofani i kutisë së parfumit mbyllet në një mënyrë jo tërheqëse (teza është më shumë se 5 mm e gjerë, është e pabarabartë, ose ka ngjitës të tepërt mbi të), atëherë parfumi nuk është autentik. Mbështjellja e parfumit origjinal ka gjithmonë tegela pa të meta.

 

  • Paketimi i vërtetë është nga kartoni me cilësi të lartë dhe është krijuar për të mbrojtur shishen nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse brenda kutisë ekziston një ndërtim i veçantë që mban shishen e parfumit në vend.
  • Shikoni rrethin e artë në kutinë e parfumit. Shigjeta me ngjyre të zezë duhet të jete e kthyer lartë.
  • Markat e famshme nuk përdorin shumë ngjyra në produktet e tyre, prandaj ngjyra e parfumit autentik zakonisht është e zbehtë. Ngjyra e habitshme `kimike` e një lëngu është shenja e një parfumi të rremë.
  • Kapaku i një parfumi origjinal duhet të jetë krejtësisht simetrik (natyrisht nëse nuk është krijuar ndryshe në krijimin origjinal).
  • Numri serik është i shenuar në pjesën e poshtme të shishes (dhe jo me ngjitës!). Numri serik në shishe, është identik me numrin në fund të kutisë.
  • Një parfum autentik do të ketë një shishe me cilësi të lartë me një sipërfaqe të lëmuar dhe të hollë. Shishja e një parfumi të rremë është pak e ashpër dhe e konturuar.

 

Nga paketimi, deri te kapaku i shishes, çdo detaj i një parfumi origjinal është i menduar mirë. Sidoqoftë, nëse inspektoni plotësisht një parfum të rremë, do të gjeni shumë papërsosmëri.

Kur blini një parfum, mos hezitoni të kontrolloni faqen e internetit të prodhuesit për të parë nëse informacioni i botuar përputhet me atë që ofrohet në paketim. Mbani mend, edhe mospërputhja më e vogël është shenjë e falsifikimit.

 

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
277

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version