A do të arrini punë më të mirë me humor?
Sa më me humor të jeni, do të keni më shumë gjasa për përparim në punë?
Sipas rezultateve të hulumtimeve, humori vërtet ka ndikim shumë pozitiv për përparim në punë. Njerëzit që janë me humor, më shpejt ‘ngjiten në hierarkinë zyrtare’. Humori është shenjë e vetëbesimit.
Tregimi i barsoletave gjatë pauzës së drekimit, dërgon sinjale pozitive. Për më tepër, shefat i perceptojnë njerëzit me humor si të sigurt dhe më shpejt u japin detyra më të larta, sepse i konsiderojnë si të vetëbesueshëm. Mirëpo, kujdes! Studiuesit që kanë bërë këtë studim, konsiderojnë se të jesh humorist nuk do të thotë të jesh i zellshëm, sidomos të mos bëhesh kloun, sepse klounët gjithherë trajtohen si njerëz që nuk janë në gjendje të marrin përgjegjësi të mëdha!