Ti je ketu: Ballina > Opinione > Edhe pleqëria është e bukur
Edhe pleqëria është e bukur
Pleqëria nuk bën të shndërrohet në vetmi dhe në monotoni, në kohë të sëmundjes dhe të ligështisë - porosisin psikologët.

Edhe në periudhën e tretë të jetës mund të jetohet kënaqshëm, të merret frymë me plot mushkëritë, të dashurohet, të vrapohet… I dëgjojmë të flasin disa të moshuar se – edhe pleqëria është e bukur, sepse vetë jeta është e bukur! Nëse di ta shohësh bukurinë që gjendet gjithkund rreth vetes, nëse mund t’u gëzohesh cikërrimave, siç u gëzohet fëmija i vogël, edhe pleqërinë nuk do ta ndiesh si ngarkesë. Secili duhet të ketë qëllimin dhe dëshirën e tij, sepse vetëm në këtë mënyrë njeriu mund të jetë i kënaqur dhe të ndihet i plotë. Ja se ç’thotë Drita, 75 vjeçe: – Unë i gëzohem çdo dite të re. Dy-tri herë në javë eci në Gërmi, shoqërohem dhe dal, ndërsa qetësinë e gjej në meditim, në lutje dhe në lexim. Në moshë të pleqërisë nuk duhet të dorëzohen dhe të dembelohen njerëzit, sidomos gratë. Prandaj, këshilla ime është - Lëvizni, dilni nga shtëpia, shkoni në natyrë dhe përmbajuni devizës “në trup të shëndoshë, shpirti i shëndoshë”. Në këtë moshë duhet më shumë të shoqërohemi, të dalim nga shtëpitë dhe t’i kalojmë ditët pensioniste me përmbajtje shumë më me kualitet.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
273

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT 2017 TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com ww.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version