Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

Hulumtimet kanë treguar se sëmundjet te personat e moshuar më së shpeshti shfaqen për shkak të ushqimit jo të rregullt dhe shprehive të këqija jetësore – në radhë të parë për shkak të lëvizjeve të pamjaftueshme!

Pleqëri - nuk do të thotë patjetër ngadalësim i ritmit të jetës, i sëmundjeve, i vetmisë, i apatisë kundër çdo gjëje që ndodh rreth jush… Ky proces natyror biologjik mund të ‘ngadalësohet’ ose të bëhet më i bukur dhe më i këndshëm nëse kujdesemi pak më shumë për shëndetin tonë trupor dhe mendor. Si ta zgjasim shekullin tonë jetësor dhe të zvogëlojmë rrezikun nga plakja e hershme ose nga sëmundja? Në radhë të parë, duhet t’i kushtojmë rëndësi ushqimit të rregullt dhe shprehive të mira jetësore. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se sëmundjet te personat e moshuar më së shpeshti shfaqen për shkak të ushqimit jo të drejtë dhe shprehive të këqija jetësore – së pari për shkak të lëvizjes së pamjaftueshme! Ndër sëmundjet më të shpeshta të popullatës së moshuar janë ndryshimet e organeve të ndjeshmërisë, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sistemit për lëvizje dhe të sistemit të tretjes, inkontinenca (përmjerrja) si dhe sëmundjet e gjëndrave me tajitje të brendshme dhe metabolizmi.

Rëndësia e ushqimit të shëndoshë
Se a duam të ndihemi mirë, shëndetshëm, me humor dhe hareshëm, pikë së pari varet nga ushqimi ynë. Sado që të potencojmë rëndësinë e ushqimit të ekuilibruar në jetën tonë, ende është e madhe përqindja e atyre që nuk kujdesen për atë që hanë – pa marrë parasysh moshën. Ushqimi i dobët është fajtor për çrregullim të ekuilibrit dhe deficit të vitaminave e mineraleve. Të gjitha këto e rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kronike në moshë të mëvonshme dhe pikërisht personat e moshuar janë shumë të ndjeshëm në çrregullimet ushqimore.

Sjellja graduale e shprehive të reja
Nëse personi i moshuar nuk ka qenë aktiv përpara (ose për shkak të sëmundjes ndoshta është penguar), duhet filluar të ushtrojë gradualisht dhe çdo ditë të zgjasë intensitetin e ushtrimeve, ndërsa para se të fillohet me angazhime më të mëdha trupore, nevojitet të këshillohet me mjekun. Biseda me të do të ndihmojë që të zgjidhen ato përmbajtje, të cilat secili person do t’i bëjë me kënaqësi.

  • Mos i kërceni vaktet, duhet ngrënë tri shujta dhe dy messhujta në ditë. Kafjalli është i domosdoshëm, ndërsa darka duhet ngrënë së paku 2 orë para gjumit
  • Në menu le të dominojnë drithërat, perimet dhe pemët, qumështi pa yndyrë, djathi i njomë dhe me pak yndyrë, prodhimet e tharta qumështore, peshku dhe mishi i bardhë
  • Duhet pirë ujë (lëngje) mjaftueshëm

Rekreacioni – ilaç për të gjitha telashet
Krahas kësaj që u tha më lart, me plakjen zvogëlohet masa muskulore e me të edhe metabolizmi bazal, kështu që edhe nevojat për energji janë të ulura. Ushqimi në moshë serioze shpesh është i zvogëluar dhe monoton, qoftë për arsye financiare ose të pamundësisë/ mosinteresimit për zierje dhe përgatitje të shujtës. Ushqimi ndikon edhe në fuqinë mbrojtëse të organizmit, që në këtë moshë mund të dobësohet dukshëm. Rekreacioni, këshillojnë profesionistët dhe mjekët, është ilaç i shkëlqyer për të gjitha telashet të cilat mund t’i sjellë pleqëria. Aktiviteti me masë ndikon mirë në të gjitha organet, ndërsa te personat e moshuar e përmirëson kondicionin fizik dhe mendor. Kështu, i shtynë proceset degjenerative, ofron përmbajtje të kënaqësisë dhe të gëzimit, e pengon lodhjen dhe sjell freskinë e çdo dite. Këshillohet që së paku të ndahen 30 minuta për ndonjë aktivitet trupor (nuk mendohet në kryerjen e punëve të shtëpisë).

© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

 

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version