Plakja nuk është vetëm rezultat i kalimit të viteve. Ajo ndikohet edhe nga mënyra se si jetojmë, sa lëvizim, si ushqehemi, si flemë dhe sa aktivë mbajmë trupin dhe mendjen. Disa zakone dhe rrethana të përditshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor dhe, me kalimin e kohës, të ulin aftësinë e organizmit për t`u përshtatur dhe për t`u rikuperuar. Lajmi i mirë është se shumë prej tyre mund të ndryshohen.
Këto janë 9 kërcënimet e padukshme që mund të ndikojnë në mënyrën se si funksionon dhe plaket organizmi:
1. Izolimi dhe mungesa e qëllimit
Marrëdhëniet shoqërore dhe ndjenja se kemi një rol dhe qëllim në jetë lidhen me mirëqenien fizike dhe psikologjike. "Pensionimi" mendor mund të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor shumë përpara se të shfaqen probleme serioze të organeve.
2. Atrofia për shkak të mosaktivitetit mendor
Shkaku i vërtetë i pleqërisë së parakohshme nuk është as stresi në punë dhe as yndyrat e ngopura, por një mbyllje (dorëzim) sistemike dhe e heshtur. Konsumimi i argëtimit pa vlerë paralizon plasticitetin neural. Pa sfida komplekse kognitive, truri thjeshtë zvogëlohet.
3. Mungesa e lëvizjes
Pasiviteti fizik është një nga faktorët më të rëndësishëm që mund të dëmtojë shëndetin me kalimin e viteve. Mungesa e aktivitetit mund të çojë në humbje të masës dhe forcës muskulore, dobësim të kockave, ulje të ekuilibrit dhe rritje të rrezikut për sëmundje kronike. Edhe ecja e rregullt dhe ushtrimet e përshtatura me moshën mund të bëjnë ndryshim të madh.Kushdo që nuk lëviz, ndryshket.
4.Shkëputja nga natyra
Të jetuarit me mungesë të dritës natyrale dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës artificiale, mund të çrregullojnë ritmin cirkadian, të dëmtojnë gjumin dhe të ndikojnë në ekuilibrin hormonal.
5. Mëria dhe emocionet negative
Stresi kronik dhe emocionet negative mund ta mbajnë organizmin në një gjendje të vazhdueshme alarmi, duke ndikuar në sistemin imunitar dhe duke nxitur procese inflamatore që mund të shoqërohen me rritje të proteinës C-reaktive (CRP).
6. Dehidratimi i heshtur
Dehidratimi është veçanërisht i rëndësishëm tek të moshuarit, sepse ndjenja e etjes mund të dobësohet me moshën. Uji është zakonisht zgjedhja më e mirë për hidratim. Nevoja për lëngje ndryshon nga personi në person dhe varet edhe nga moti, aktiviteti fizik dhe gjendja shëndetësore. Dehidratimi i rëndë mund të jetë i rrezikshëm dhe të ndikojë edhe në funksionin e veshkave.
7. Pasiviteti intelektual
Mosha nuk do të thotë se truri nuk mund të mësojë më. Leximi, mësimi i një aftësie të re, muzika, gjuhët, lojërat strategjike dhe aktivitetet sociale e mbajnë mendjen aktive. Truri ruan një shkallë të rëndësishme të plasticitetit gjatë gjithë jetës. Ndalimi i të mësuarit dhe mungesa e sfidave të reja mund ta ulin stimulimin mendor. Truri përfiton nga risia, të mësuarit dhe sfidat e përshtatshme, të cilat mbështesin plasticitetin neuronal dhe ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse.
8. Përdorimi i panevojshëm i medikamenteve
Përdorimi i panevojshëm ose i pakontrolluar i medikamenteve për çdo simptomë, në vend të trajtimit të shkakut, mund të rëndojë funksionin e mëlçisë dhe veshkave dhe, në raste të caktuara, të rrisë rrezikun e efekteve anësore dhe toksicitetit.
9. Humbja e kuriozitetit
Cinizmi dhe hidhërimi bllokojnë receptorët e shëndetshëm të dopaminës që ruajnë rininë mendore. Kurioziteti është më shumë se një tipar personaliteti. Të jesh i interesuar për botën, të mësosh dhe të komunikosh me të tjerët mund të ndihmojë në ruajtjen e aktivitetit mendor dhe mirëqenies.
Trupi juaj nuk i nënshtrohet thjesht plakjes. Çdo ditë, ai reagon ndaj sinjaleve që merr nga mënyra se si jetoni, ushqeheni, lëvizni dhe mendoni. Këto sinjale mund t’i tregojnë trupit se duhet të ruajë forcën, vigjilencën dhe vitalitetin — ose se duhet të ngadalësohet.
© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.