Ti je ketu: Ballina > Aktuale >

Si ndikon Omega 3 në zemër? 

Roli më i rëndësishëm i Omega 3 është mbrojtja e zemrës dhe e arterieve të gjakut nga sëmundjet. Faktorët pozitivë të Omega 3 janë dëshmuar te rasti i aritmisë së zemrës, te sëmundjet koronare të arterieve, si dhe të takikardisë...

Omega 3 e ul nivelin e triglicerideve dhe rrezikun nga sëmundja e papritur. Është shënuar edhe efekti pozitiv i Omega 3 në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe kundër mbylljes së arterieve. Arterioskleroza ose mbyllja e enëve të gjakut shkakton problemet me zemrën dhe për pasojë është infarkti i zemrës.
Omega 3 ka ndikim pozitiv në funksio-nimin e trurit ose mbrojtjen nga sulmi në tru, një nga rreziqet nga vdekja e papritur. Domethënë, përdorimi i mjaftueshëm i Omega 3 ndikon në shëndetin e zemrës, e ul rrezikun nga sulmi në tru dhe në zemër si dhe i mban të shëndetshme enët e gjakut. Kjo sidomos ka të bëjë me njerëz të moshuar te të cilët ekziston rreziku i rritur nga sulmet e përmendura.


© REVISTA TEUTA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

#RevistaTEUTA

 

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në..

 

 

Revista TEUTA
Teuta Magazine 2026

Revistë Moderne për Gruan Dhe Familjen
"Revista TEUTA"
Prishtinë, Kosovë

 

 

Të gjitha të drejtat e portalit www. revistateuta.com janë të rezervuara.
Asnjë material, nuk mund të shfrytëzohet, kopjohet, riprodhohet, publikohet në asnjë mënyrë nga ndonjë portal apo ndonjë medium tjeter pa leje të shkruar nga TEUTA.
Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. COPYRIGHT TEUTA
Kontakt: info@revistateuta.com  www.revistateuta.com
Prishtinë, Kosovë
 

Mobile Version | Desktop Version